Avdullah Hoti bashkë me Hykmete Bajramin në konferencë pas kalimit të Ligjit për Rimëkëmbje

  • E.K /
  • 04 dhjetor 2020 - 15:06
Avdullah Hoti bashkë me Hykmete Bajramin në konferencë pas kalimit të Ligjit për Rimëkëmbje

Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja e Financave Hykmete Bajrami, mbajnë konferencë për media sot pasdite.

Kështu thuhet në njoftimin e nisur nga Qeveria.

Konferenca do të mbahet në ora 16:00.

Kjo konferencë vjen pas kalimit të ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka reaguar përmes Facebookut pasi në Kuvend të Kosovës ka kaluar Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ai thotë se qytetarët dhe bizneset do ta ndiejnë përkrahjen direkte të Qeverisë.

“U jam mirënjohës dhe u falenderohem të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët besuan dhe e mbështetën Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike të Qeverisë së Kosovës.

Nga ky ligj, qytetarët dhe bizneset do ta ndjejnë përkrahjen direkte të Qeverisë, që bashkërisht t’i kalojmë sa më lehtë pasojat e shkaktuara nga #COVID19”, ka shkruar Hoti.

(Kosova Sot Online)