VV-ja thotë së Ligji për Rimëkëmbje fuqizon të pasurit e oligarkët

  • E.K /
  • 04 December 2020 - 15:26
VV-ja thotë së Ligji për Rimëkëmbje fuqizon të pasurit e oligarkët

Pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media.

Deputeti i kësaj partie Hekuran Murati, ka theksuar se ky Projektligj është i dizajnuar për oligarkët pasi që sipas tij merren paratë e taksapaguesve të varfër dhe orientohen drejt të pasurve apo oligarkëve.

Kështu Murati deklaroi se ky Ligj ka shumë defekte e pabarazi.

“Me amendamentet e fundit ne e pamë që janë të dizajnuara, pra ky Projektligj i drejtohet një oligarku, një kompanie e cila operon në Kosovë e që për më tepër këto amendamente të lirohen nga tatimet në shifra milionëshe e po ashtu lirohen edhe nga pagesa e regjistrimit. Këto dy pasoja do t`i bart taksapaguesi i Kosovës dhe kjo assesi nuk mund të quhet rimëkëmbje ekonomike. Ky ligj ka shumë defekte, ka pabarazi dhe me fjalë të tjera mund të quhet si një Ligj që merr para nga taksapaguesit e varfër dhe i orienton ato drejt të pasurve dhe oligarkëve, kurse qytetarëve tjerë u thuhet merrni kursimet”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)