81-vjeçarja u lë fqinjve trashëgimi në vlerë 7.5 milionë dollarë

  • S.A /
  • 05 December 2020 - 07:40
81-vjeçarja u lë fqinjve trashëgimi në vlerë 7.5 milionë dollarë

Banorët e një komuniteti në Gjermaninë qendrore kanë trashëguar papritur një pronë dhe aksione me vlerë prej 7.5 milionë dollarëve apo 6.2 milionë euro, pas vdekjes se një fqinje të moshuar, raporton CNN.

Renate Wedel kishte jetuar në rrethin e Weiperfelden të Wasdsolms në Hesse të Gjermanisë qendrore me burrin e saj, Alfred Wedel, që nga viti 1975, sipas një deklarate nga ai rreth, i cili përbëhet nga gjashtë fshatra.

Alfredi i cili ishte “i suksesshëm” dhe “aktiv” në shkëmbime të aksioneve, vdiq në vitin 2014, dhe Renate, e cila kishte qenë duke marrë kujdes në një shtëpi të pleqve në Frankfurt që nga viti 2016, vdiq në dhjetor 2019 në moshën 81 vjeçare.

Në prill të këtij viti, rrethi tha se janë informuar që Renate kishte lënë gjëra me vlerë financiare dhe aksione me vlerë.

Motra e Renate, e cila ishte trashegimatrja e saj origjinale, tashmë ka vdekur, njoftuan mediat lokale.

Lajmi ishte shokues për autoritetet. ‘Mendova në fillim, kjo thjesht nuk është e mundur, mendova se një presje kishte rrëshqitur, diçka nuk ishte në rregull,” Bernd Heine, kryetar i bashkisë lokale.

Komuna gjithashtu trashëgoi një pronë në Weiperfelden, e cila fillimisht u la si trashëgimi, por u refuzua nga trashëgimia fillestare për shkak të kostos së mirëmbajtjes së shtëpisë dhe ndërtesave.

Komuniteti është i detyruar të përdorë këtë trashëgimi me vlerë 6.2 milionë euro për “objektet dhe infrastrukturën e komunitetit”.

Ata janë falënderues për trashëgimin e lënë nga çifti.

“Ne do merremi me të me shumë përgjegjësi, do të zhvillojmë komunitetin tonë për të mirën e të gjithëve dhe do të mbajmë një kujtim për t’i nderuar ata të dy,” thuhet në deklaratë.

Banorët kanë disa ide si t’i shpenzojnë ato para, kryetari Heine tha se vendi ka nevojë për shtigje të çiklizmit, ndërtesa dhe një kopsht, kurse banorët sugjeruan një pishinë të hapur, transport publik dhe lehtësira për fëmijët vendas.

(Kosova Sot Online )