Rrjedh monoksidi i karbonit në minierë, vdesi 18 minatorë

  • S.A /
  • 05 December 2020 - 08:27
Rrjedh monoksidi i karbonit në minierë,  vdesi 18 minatorë

Tetëmbëdhjetë minatorë janë konfirmuar të vdekur në një minierë të thëngjillit në pjesën jugperëndimore të Kinës pas rrjedhjes së monoksidit të karbonit. Ekipet e shpëtimit po e vazhdojnë kërkimin për pesë të tjerë që kanë mbetur të ngujuar.

Njëzet e katër minatorë u përfshinë në aksidentin e minierës në Chongqing, rreth 1.800 kilometra në jugperëndim të Pekinit, pas rrjedhjes së gazit helmues të premten, raporto televizioni shtetëror, CCTV.

Deri të shtunën në mëngjes, janë gjetur trupat e pajetë të 18 minatorëve dhe një i mbijetuar, raportoi ky televizion, duke i cituar autoritetet e kërkim-shpëtimit.

Raportohet se aksidenti ndodhi përderisa minatorët po i çmontonin pajisjet për mihje nëntokësore. Miniera kishte qenë e mbyllur në dy muajt e fundit, shkruan The Guardian.

Në një aksident tjetër që kishte ndodhur në këtë minierë më 2013 kishin vdekur tre persona. Në të njëjtin qytet, shtatë minatorë kishin vdekur në vitin 2018.

Aksidentet në miniera janë mjaft të shpeshta në Kinë, ku kjo industri ka kushte të dobëta të punës dhe masa jo të mira të sigurisë.

(Kosova Sot Online )