Grabitje e armatosur në një kompani në rrugën Prishtinë-Ferizaj

  • E.K /
  • 05 December 2020 - 10:22
Grabitje e armatosur në një kompani në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën Prishtinë-Feriza.

Sipas Policisë, nën kërcënimin e armës, persona të panjohur kanë kryer një grabitje në një kompani si dhe rojës i kanë vjedhur portofolin me para dhe dokumente.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet që persona të dyshuar, të armatosur, nën kërcënimin e armës, kanë arrit që  të kryejn një grabitje në një  kompani si dhe nga ankuesi(mashkull, roje e e  objektit) të marrin portofolin (dokumente dhe para).

Aktualisht nga hetuesit policor ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar “, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)