Prishtinë: Vodhi një telefon mobil, arrestohet palestinezi

  • E.K /
  • 05 December 2020 - 10:57
Prishtinë: Vodhi një telefon mobil, arrestohet palestinezi

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një shtetasi palestinez, pasi që i njëjti dyshohet se kishte vjedhur një telefon mobil.

Sipas njoftimit të PK-së i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 04.12.2020 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Palestinës, pasi që i njëjti, viktimës mashkull  kosovar, i kishte vjedhur një telefon mobil. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është bërë e ditur në raport.

Nuk është hera e parë që PK-ja përballet me të bëmat e  migrantëve.

(Kosova Sot Online)