Afër 7 mijë raste të reja e 57 vdekje nga koronavirusi në Serbi

  • E.K /
  • 05 dhjetor 2020 - 16:39
Afër 7 mijë raste të reja e 57 vdekje nga koronavirusi në Serbi

Sipas të dhënave të fundit nga Serbia, në 24 orët e fundit janë shënuar 6 mijë e 903 raste të reja me koronavirus.

Gjatë së njëjtës periudhë 57 persona e kanë humbur betejën me këtë virus.

Në ndërkohë në spitalet në Serbi janë 279 pacientë në aparate për frymëmarrje.

Në ndërkohë së fundmi në Serbi është marr vendim që të mbyllen qendrat tregtare, dyqanet, librarit, kazinotë, sallat e lojërave për fëmijë, parukeritë dhe sallonet e bukurisë.

Këto nuk do të punojnë deri të hënën në orën 5 të mëngjesit.

(Kosova Sot Online)