Fushë Kosovë: Shpërthen aspiratori i ajrit në banesë, dritarja bie mbi veturë

  • E.K /
  • 05 December 2020 - 19:42
 Fushë Kosovë: Shpërthen aspiratori i ajrit në banesë, dritarja bie mbi veturë

Një aspirator i avullit ka shpërthyer në orët e pasditës në komunën e Fushë Kosovës, në një ndërtesë. Mirëpo, policia ka konfirmuar se nuk ka ndonjë të lënduar.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës, teksa ka theksuar dëmet materiale të shkaktuara nga shpërthimi.

“Në ora 16:36, policia është njoftuar për një rast në rrugën ‘Dardania’ në F.Kosovë.  Aty, në një banesë ka shpërthyer një aspirator i avullit. Nga ky rast nuk ka persona të lënduar pos disa dëmeve materiale”, ka thënë Krasniqi.

Nga fuqia e shpërthimit të këtij aspiratori, e ka pësuar një veturë, ku është goditur nga një dritare e rënë nga banesa.

Krasniqi ka thënë se policia ka dalë në vend të ngjarjes për t’u marrë me rastin.

Ndiqeni videon e ndodhisë më poshtë.

(Kosova Sot Online)