Haradinaj flet për themelimin e Gjyakatës Speciale: Thaçi dhe Veseli gabuan

  • E.K /
  • 05 December 2020 - 19:57
 Haradinaj flet për themelimin e Gjyakatës Speciale: Thaçi dhe Veseli gabuan

Kryetari i AAKësë Ramush Haradinaj edhe një herë ka folur për Gjykatës Speciale dhe krerët e UëKësë që po gjykohen atje.

Ai ripërsëritë se votimi i një gjykate me bazë jashtë vendit ishte gabim i madh. Për këtë ai fajësoi ish-presidentin Hashim Thaëi dhe ish-kryetarin e PDKësë, Kadri Veselin.

ëPo, ishte gabim votimi i kësaj Gjykate. Në Atë kohë personalisht dhe Aleanca sëe ka votuar. Ne kemi kërkuar që të në besohet ajo Gjykatë në Kosovë, pra tëi besohet Kosovës si ëdo shteti të pavarur. Njëkohësisht të mos jetë një etnike. Këto dy vërejtje i kemi pasurë, tha Haradinaj.

ëVotimi i tillë, ëfarë është votuar kjo Gjykatë ka qenë gabim edhe i z.Thaëi edhe i z.Veseli edhe i PDKësë realisht në atë kohë, për shkak se ata kanë pranuar me votuar një Gjykatë që direkt ka shpreh mosbesim në sistemin vendor të drejtësisë, në shtetin e Kosovës. Mendojmë se kanë gabuar në atë kohë, tha ai.

ëUnë mendoj se Kosova ka mund të votojë një Gjykatë, pra në këtë kohë kur i është kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare, pra nda aleatët tanë, amerikanët, europianët, themelimi i një gjykatë të kësaj natyre, Kosova ka mund të themelojë të njëjtën Gjykatë në Kosovë, theksoi Haradinaj.

ëGabimi i parë është se kemi heq dorë nga vetvetja dhe nga zotësia që ne më bë gjykime të drejta ose gjykate fer për të gjitha palët pa marrë parasysh përkatësinë etnikeë, tha Haradinaj.

(Kosova Sot Online)