Melihate Tërmkolli e zbulon kush nga LDK-ja e rrëzoi Qeverinë Kurti

  • A.P /
  • 06 December 2020 - 09:57
Melihate Tërmkolli e zbulon kush nga LDK-ja e rrëzoi Qeverinë Kurti

Ish-deputetja nga radhët e LDK’së, Melihate Tërmkolli, e ka komentuar një raport mbi fenomenin e lajmeve të rreme dhe dezinformimin të Parlamentit Evropian, të cilin e ka quajtur të pavërtetë e tendencioz.

Tërmkolli lakoi edhe emrin e kryetarit të LVV’së, Albin Kurti, për të cilin tha se atë e kishte rrëzuar vetë Qeveria Kurti..

Tutje, Tërmkolli e ka përmendur edhe qasjen e Kurtit karshi proceseve të rëndësishme në Kosovë, përgjatë kohës sa shërbente si kryeministër.

Postimi i plotë:

Qeverinë Kurti e rrëzoi Albini

Raporti i gazetarëve të artikullit për PE lidhur me Qeverinë Kurti ështe i pavërtetë, madje edhe tendencioz, është fake news. Qeverinë Kurti e rrëzoi Albini. Ai dezertoi, iku, u frikësua nga bisedimet me Serbinë. I cënoi rëndë raportet e Kosovës me SHBA-të. Për taksën dhe reciprocitetin, i mashtroi edhe SHBA-të edhe popullin e Kosovës edhe partnerin qeverisës, LDK-në. Prandaj Qeverinë Kurti, nuk e rrëzoi një fake news por mashtrimi i tij i vërtetë.

(Kosova Sot Online)