Kosovarët shkurorëzohen edhe në Zvicër, 156 çifte prishën kurorën

  • A.P /
  • 06 December 2020 - 14:22
Kosovarët shkurorëzohen edhe në Zvicër, 156 çifte prishën kurorën

Tashmë dihet se dukuria e dhunës në familjet kosovare ka shënuar rritje këtë vit si pasojë e mbylljes për shkak të pandemisë Covid-19, numri i shkurorëzimeve ka shënuar rënie.

Bazuar në të dhënat nëntëmujore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), mbi 100 çifte bashkëshortore i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Nga janari deri në shtator të këtij viti, 157 çifte kosovare  i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Një vit më parë, numri i shkurorëzimeve ishte më i lartë. Sipas të dhënave të ASK-së, në vitin 2019 jetës bashkëshortore i kishin dhënë fund 722 çifte.

Sipas ekspertëve të këtyre fushave, thuhet se papunësi dhe gjendja e rëndë ekonomike, është një ndër faktorët kryesor të shkurorëzimeve

Në anën tjetër, psikologët thonë se pasojat më të mëdha të ndarjes së burrit dhe gruas i pësojnë fëmijët e çiftit.

(Kosova Sot Online)