Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Dhuna në familje është krim

  • A.P /
  • 06 December 2020 - 17:34
Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Dhuna në familje është krim

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka publikuar së fundi një mesazh për të gjithë qytetarët.

Nga kjo ambasadë është bërë thirrje për raportimin e dhunës në familje.

Ata theksuan se dhuna në familje është një krim i cili nuk duhet duruar, por që duhet të raportohet.

“Dhuna në familje është krim. Mos e duroni, raportojeni atë. Telefoni Policinë e Kosovës në 192, ose kontaktoni Avokatin e Viktimave në 080011112 nëse vuani nga abuzimi fizik, psikologjik ose ekonomik ose trajtimi i keq”, thuhet në këtë publikim.

Tutje u shtua se nëse ndokush has në vështirësi për të kontaktuar këto institucione atëherë të kontaktojë në Rrjetin e Grave të Kosovës në  +383 38 245 850 ose [email protected].

(Kosova Sot Online)