Ky burrë mund të ishte milioner, por e dashura ia ndryshoi numrat e lotarisë

  • E.K /
  • 07 December 2020 - 08:22
Ky burrë mund të ishte milioner, por e dashura ia ndryshoi numrat e lotarisë

Një burrë ka mbetur shumë i zhgënjyer nga e dashura e tij pasi mund të ishte milioner nëse ajo nuk do i kishte ndërruar numrat e lotarisë pa i thënë.

32-vjeçari Jacob Simon do të kishte kapur 5 numrat kryesorë dhe 2 të “jackpot” nëse do të kishte luajtur numrat e zakonshëm, por e dashura e tij Chantelle Avossa vendosi t’ia ndërrojë ato.

29-vjeçarja që ka një djalë 3 vjeçar me Simon tha se mendoi të ndërronte numrat pasi ai i luante të njëjtët prej 1 viti dhe nuk ishte afruar asnjëherë.

Nëse Simon do të kishte shkuar vetë në pikën e lotarisë sot do të ishte fituesi i më shumë se 1 milion paundëve.

“Ndjehem shumë keq. Sa herë që e mendoj më vjen shumë inat. Nuk më ze gjumi”, tha 32 vjeçari për mediat britanike.

(Kosova Sot Online)