Të infektuara me koronavirus infermieret zvicerane nxiten të vazhdojnë të punojnë

  • E.K /
  • 07 December 2020 - 08:30
Të infektuara me koronavirus infermieret zvicerane nxiten të vazhdojnë të punojnë

Në të gjithë Zvicrën, pjesëtarët e personelit të shtëpive të kujdesit nxiten të punojnë edhe nëse ata vetë vuajnë nga koronavirusi.

Sipas gazetës SonntagsZeitung, menaxhmenti në një shtëpi kujdesi në kantonin e Bernës u ka kërkuar disa infermierëve të sëmurë – të cilët rezultuan pozitivë me Covid-19 – që të vijnë në punë.

Kantoni i Fribourg-ut ka miratuar gjithashtu shfrytëzimin e stafit të sëmurë, shkruante gazeta.

“Ne kemi raporte përkatëse nga kantone të ndryshme”, konfirmon Yvonne Ribi nga Shoqata Zvicerane e Profesionistëve të Infermierisë.

Ajo i tha SonntagsZeitung se dinte për institucione në disa kantone ku, megjithë rezultatin pozitiv të testit dhe simptomat e qarta, infermierëve në një shtëpi pleqsh u është kërkuar që gjithsesi të punonin.

(Kosova Sot Online)