56-vjeçari e vret vajzën e partneres, pastaj kryen vetëvrasje

  • E.K /
  • 07 December 2020 - 09:50
56-vjeçari e vret vajzën e partneres, pastaj kryen vetëvrasje

Tragjedi në Savona të Italisë. Një burrë 56-vjeçar, i identifikuar si Corrado Testa, qëlloi për vdekje vajzën e partneres së tij dhe më pas u vetëvra me armën e krimit.

Jessica Novaro, 29 vjeçe, kishte ndërhyrë gjatë një sherri midis nënësj dhe partnerit të saj dhe në sherr e sipër mbeti e vrarë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Vellego, në Komunën e Casanova Lerrone.

Gjatë konfliktit, Jessica Novaro dyshohet se ndërhyri në mbrojtje të nënës së saj dhe në këtë moment Testa e qëlloi duke përdorur një pistoletë të kalibrit 9, raportojnë mediat italiane.

Jessica, pasi u qëllua me armë, doli me vrap nga shtëpia e plagosur. Burri e ndoqi nga pas dhe kur e pa atë duke qëndruar akoma në këmbë, i drejtoi armën në kokë dhe hapi zjarr, duke e lënë të vdekur.

Testa, i mbetur i ve që nga viti 2011, kur humbi gruan e tij në një aksident, vdiq menjëherë pas vetëvrasjes. 

(Kosova Sot Online)