Shpejtim Bulliqi, merr detyrën e kryetarit të Komunës të Podujevës

  • E.K /
  • 07 December 2020 - 10:57
Shpejtim Bulliqi, merr detyrën e kryetarit të Komunës të Podujevës

Kryetari i zgjedhur i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot e ka marrë detyrën e re. Në Kuvendin Komunal ku ai e mbajti fjalimin e parë si kryetar i zgjedhur i kësaj komune, ndërsa në sallën ku po mbahej seanca solemne kishte shumë pjesëmarrës.

Meqenëse duket se ka pasur një tentim për të krijuar sadopak distancë mes ulëseve, shumë pjesëmarrës shihen në këmbë e shumë afër njëri-tjetrit.

Tubime të tilla janë të ndaluara me vendim të Qeverisë. Kjo për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Bulliqi me këtë rast u ka thënë pjesëmarrësve se do t’u përmbahet të gjitha premtimeve që i dha gjatë fushatës.

(Kosova Sot Online)