Përplasjet në kreun e LDK-së me Vjosa Osmanin dhe të tjerët reflektojnë humbje rekorde të elektoratit

Përplasjet në kreun e LDK-së me Vjosa Osmanin dhe të tjerët reflektojnë humbje rekorde të elektoratit
Përplasjet në kreun e LDK-së me Vjosa Osmanin dhe të tjerët reflektojnë humbje rekorde të elektoratit

Blerim Burjani

  • 07 December 2020 - 07:34

Shkruan: Blerim Burjani

Analisti politik Blerim Burjani, sado që i sheh serioze zhvillimet me plotë kundërthënie në LDK, madje edhe me atë logjikën përjashtuese të kryetarit Mustafa për ata që mendojnë ndryshe, grupin e Vjosa Osmani, thotë se ndarja si opsion nuk do të ndodhë në këtë subjekt politik, por fati i atyre që mendojnë ndryshe, mbetet në formimin e një iniciative të re politike, ndryshe do të mbeten jashtë skenës politike.

-Si duket nuk do të ketë ndarje dhe përçarje në LDK , përderisa Vjosa është pajtuar me fatin e saj në këtë post vetëm deri në zgjedhjet e reja. Ajo nuk ka për qellim themelim të partisë së re që e ka paralajmëruar, për shkak se koha po ecë shpejtë dhe se nuk ka kohë shumë për të bërë parti, dhe ajo duket jo e interesuar të bëjë diçka tjetër. po që se Vjosa Osmani nuk bënë parti të re ajo do ta ketë fatin e njëjtë me Fatmir Sejdiun , do të mbetet jashtë loje dhe nuk do të merret askush me të. LDK do të humbë elektorat edhe më tutje por jo sa PDK, AAK e NISMA ,kjo e fundit do ta ketë problem për të kaluar edhe pragun.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".