Lexoni edhe:
Trendi i të rinjëve në Tik Tok, doktorët dalin me paralajmërimin e frikshëm
Projektligji i Punës dhe Pushimit të Lehonisë së shpejti në parlament
Projektligji i punës dhe i pushimit të lehonisë së shpejti do të dërgohet për miratim në Kuvendin e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, përmes një statusi në faqen zyrtare të tij në “Facebook”.
“Sot Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar iniciativën e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale që Projektligji i Punës dhe Pushimit të lehonisë dhe prindëror të miratohet nga Qeveria deri më datën 15 Dhjetor 2020”, ka shkruar ministri Reçica.
Trendi i të rinjëve në Tik Tok, doktorët dalin me paralajmërimin e frikshëmLexoni edhe:
Gjithashtu, Reçica, ka thënë s, ky është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të reformave në funksion të përmirësimit të infrastrukturës ligjore, “për më shumë të drejta për të gjithë punëtorët në vendin tonë e në harmoni me standardet Evropiane të marrëdhënies së punës”.
(Kosova Sot Online )