Gjykata Speciale do të merret me eliminimin e ish-bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës, të gjithë u vranë në rrethana misterioze

  • G.G /
  • 07 December 2020 - 15:47
Gjykata Speciale do të merret me eliminimin e ish-bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës, të gjithë u vranë në rrethana misterioze

Gjykata Speciale në Hagë pritet që të fokus të hetimeve të ketë edhe vrasjet e ish-anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovë, të cilët janë ekzekutuar në rrethana të paqarta.

Familjarët e viktimave kanë ende shpresë në zbardhjen e së të vërtetës dhe dyshimet janë se vrasjet u kryen nga ish-krerët e UÇK-së.

Në aktakuzën e publikuar disa ditë më parë nga Specialja, kjo çështje përmendet shpesh në raste të ndryshme për të cilët ish-krerët e UÇK-së po akuzohen.

Madje përmenden edhe anëtarë e përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët thuhet se janë torturuar e frikësuar nga ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Këto ngjarje kanë ndodhur pasluftës dhe në fokus të këtyre vrasjeve do të jetë ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Vrasjet dhe atentatet nisën rreth dy dekada më parë.

-Fillimisht u ekzekutua koloneli Ahmet Krasniqit, më 21 shtator të vitit 1998, në Tiranë. Për këtë ngjarje ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kishte akuzuar shërbimin sekret të Shqipërisë.

-Ngjarja u pasua me eliminimin e Enver Malokut në prani të fëmijëve të tij , më 11 janar 1999 në Prishtinë, ish-gazetari i LDK-së. Edhe ky krim ka mbetur i pazbardhur.

-Në 23 nëntor 2001, u vra gazetari dhe publicisti Xhemajl Mustafa, bashkëpunëtori i afërt i Ibrahim Rugovës.

-Më 24 prill të po atij vitit, ekzekutohet Ismet Rraci, kryetar i Komunës së Klinës e i Degës së LDK-së.

-Në janar të po këtij viti u ekzekutua gazetari Bekim Kastrati; truproja e presidentit Rugova, Besim Dajaku, ndërsa mbeti i plagosur ish-deputeti Gani Geci.

-Më 17 janar 2002, u vra deputeti Smajl Hajdaraj.

-Më 27 tetor 2002 vritet Ukë Bytyçi, kryetar i komunës së Therandës dhe i degës së LDK-së në këtë komunë.

-Më 4 janar 2003 vritet në Pejë kolonel Tahir Zemaj, ish-komandant i FARK-ut, në rajonin e Dukagjinit.

-Gjithashtu iu është bërë atentat anëtarëve të LDK-së, Ismet Arifi; Nezir Gara, Gani Geci. Nga këta sulme ata kanë mbetur të lënduar, por i kanë shpëtuar vdekjes. Në vitin 2000, iu shpëtuan atentateve edhe tre zyrtarë të LDK-së; ish-deputeti, Adem Salihaj, Agim Veliudhe Ejup Visoka.

Lista e vrasjeve të pasluftës është më e gjatë se kaq. Përfundimi i luftës nuk ishte fundi i vrasjeve të anëtarëve të partisë sërish-presidentit Ibrahim Rugova. Familjarët e gjithë të të vrarëve, besojnë që ideologjia politike, ishte arsyeja që vrasjeve dhe atentateve. Deri më tani asnjë prej këtyre ngjarjeve nuk është zbardhur dhe shpesh palët politike premtojnë në fushata elektorale që do zbulojnë të vërtetën.

(Kosova Sot Online)