Hoti: Nuk i kam lexuar tërësisisht aktakuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

  • A.P /
  • 07 December 2020 - 21:41
Hoti: Nuk i kam lexuar tërësisisht aktakuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nuk i ka lexuar aktakuzat ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Hoti  tha se nuk i ka lexuar këto aktakuza në detaje por vetëm pjesërisht.

“Jo tërësisht por pjesën më të madhe, pa detaje. Tash është mirë që t’i lëmë organet e drejtësisë ta kryejnë punën e tyre. Nuk mund të gjykohet lufta e popullit të Kosovës për liri e pavarësi. E mira e kësaj është që nuk përmendet askund trafikimi i organeve. Specialja u krijua për të hetuar trafikimin e organeve, tash nuk përmendet askund”, tha Hoti.

(Kosova Sot Online)