Ngjarjet më të rëndësishme të ditës

  • E.K /
  • 08 December 2020 - 08:32
Ngjarjet më të rëndësishme të ditës

10:00Komuna e Prishtinës mban konferencë lidhur me procesin e thjeshtësuar për legalizimin e ndërtimeve pa leje në Komunën e Prishtinës. (Konferenca transmetohet “live” në faqet e Facebookut të Komuna e Prishtinës)

10:00Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në konferencën “Progresi dhe sfidat e procesit të njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”. (Ndërtesa e Qeverisë) 

10:00“Factchecker-KS” publikon raportin mujor të monitorimit të medieve dhe rrjeteve sociale për lajmet e rrejshme në Kosovë. (Objekti i ICK-së, rr. “Rexhep Mala” 28A, Prishtinë)

10:30Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, raporton ministri i MPB-së, Agim Veliu. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) 

10:45Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

11:00Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Agjencinë Kadastrale te Kosovës (AKK). (Zyrat e AKK-së, Prishtinë)

11:00Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe drejtoresha e Arsimit, Xhemile Thaçi-Vezgishi, do të bëjnë përurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e objektit të ri shkollor në fshatin Gjonaj të Hasit. (Gjonaj e Hasit, Prizren)

11:00Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, raporton në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, lidhur me rekomandimet e dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020″, të Komisionit Evropian. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

11:00Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të vitit 2019 për kompaninë  rajonale të mbeturinave “Uniteti”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

11:30Kryeministri Avdullah Hoti, bashkë me ministren e Financave Hykmete Bajrami, takon përfaqësues të BQK-së dhe të Trustit të Kursimeve Pensionale, për të diskutuar lidhur me përgatitjet për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike. (Ndërtesa e Qeverisë) 

12: 30Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bashkë me drejtorin e organizatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj dhe kryetarin e KOK-ut, Besim Hasani, do të bëjnë mbjelljen e 150 drunjëve në kryqëzimin e auto-udhëve “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”. (Fshati Uglar)

13:00Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport shqyrton listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

14:00Në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës, raporton ish-drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

14:00Demokraci Plus (D+) bën lansimin e Platformës së Hartës së Zgjedhjeve në Kosovë – Zgjedhjet e Kosovës të paraqitura vizualisht. (Përmes platformës Zoom)

15:00Në Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, raporton Furtuna Thaqi, ish-drejtoreshë e Divizionit të Farmacisë në Ministrinë e Shëndetësisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

17:00Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Sallonin e radhës të Martës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

(Kosova Sot Online)