Në këtë vend si pasojë e reshjeve të borës shtyhen testimet për koronavirus

  • E.K /
  • 08 December 2020 - 10:58
Në këtë vend si pasojë e reshjeve të borës shtyhen testimet për koronavirus

Autoritetet shëndetësore të Austrisë vendosën që testimi i personave me koronavirus në disa pjesë të Austrisë të shtyhet për një kohë të pacaktuar si pasojë e një stuhie dëbore.

Disa pjesë të provincës së Tirolit u vërshuan nga bora deri në  70 centimetra (27.5 inç) gjatë natës të së premtes dhe të shtunës, dhe 110 centimetra borë  (43 inç) pritej ditën e diel , njoftoj Agjencia e Lajmeve APA e Austrisë.

Në Tirolin Lindor, 500 familje mbetën pa energji elektrike pasi pemët rrëzuan linjat e energjisë si pasojë e erërave të forta  dhe paralajmërimi i ortekut ishte në nivelin më të lartë se sa pritej. Disa zona në Tirolin Lindor shtynë testimin e personave me virus.

Italia fqinje dhe Zvicra lëshuan gjithashtu paralajmërime ortekësh, dhe autostrada Brenner Pass midis Austrisë dhe Italisë u mbyll pjesërisht, ashtu si edhe disa lidhje trenash u mbyllën, raportoi APA.

Më shumë se një metër dëborë ra brenda disa orësh në Dolomitet Italiane dhe shiu shpërtheu në brigjet e lumit Panaro, duke detyruar disa familje të evakuohen.

Guvernatori rajonal i Venetos u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë vetëm në shtëpi ku erërat e forta dhe stuhitë me shi kishin përmbytur disa zona.

Austria të premten filloj një program vullnetar të testimit masiv, që zyrtarët shpresojnë se do të parandalojë bllokime të gjata dhe vështirësitë në të ardhmen. Testet e shpejta të antigjenit filluan në Vjenë dhe në provincat më perëndimore të Vorarlbergut dhe Tirolit.

Gjatë dy ditëve të para, rreth 300,000 njerëz u testuan nga gati 9 milion banorë të Austrisë. “Siguria e popullsisë është e para,” thanë autoritetet shëndetësore.

Duke vazhduar përpara, Kancelari Sebastian Kurz tha se Austria do të mbajë të mbyllura restorantet, baret dhe hotelet deri në 7 janar por do të lejojë skijimin nga 24 dhjetori, shkruan ApNews Austria.

(Kosova Sot Online)