Njerëzit nuk do të mbajnë maska vitin e ardhshëm, parashikon Matt Hancock

  • E.K /
  • 08 December 2020 - 11:21
Njerëzit nuk do të mbajnë maska vitin e ardhshëm, parashikon Matt Hancock

Sekretari i Shëndetësisë britanike tha se nuk mund ta imagjinojë botën duke përdorur maska për fytyrë edhe në vitin 2021, pasi që vaksina tani ka filluar të shpërndahet.

Njerëzit në Angli do të lejohen të ndalojnë të mbajnë maska në një moment vitin e ardhshëm dhe ai moment do të vij shumë shpejt , ka parashikuar Matt Hancock.

Sekretari i Shëndetësisë tha se maskat e fytyrës nuk do të ishin më të detyrueshme të përdoren  në mënyrën se si tani janë  duke u përdorur, në vende si transporti publik, dyqanet dhe kafet, ku dënimi për mos mbajtjen e maskës dënohet me gjobë prej 200 £ .

Por ai tha se disa njerëz janë mësuar të mbajnë maska dhe njerëzit do të duhet të vendosin se çfarë të bëjnë, bazuar në përgjegjësinë personale të tyre.

Ai gjithashtu tha që njerëzit duhet të mbajnë maska tani për tani , edhe nëse ata kanë marrë vaksinën Covid-19.

“Ju akoma duhet,” tha ai për LBC Radio. “Për shkak se ne nuk e dimë ndikimin e vaksinës tek ju që transmetoni virusin. Ju ende mund ta keni sëmundjen në mënyrë asimptomatike dhe akoma ta transmetoni atë. Dhe kjo është një nga gjërat që do të matim ndërsa përhapim vaksinën. “

Kjo vjen pasi Margaret Keenan, 91 vjeçare, u bë personi i parë në Mbretërinë e Bashkuar që u vaksinua kundër koronavirusit. Gjyshja 91 vjeçare u vaksinua në 6:31 të mëngjesit.

Qeveria britanike thotë se disa miliona doza do të arrijnë deri më 31 dhjetor, por ka hequr një premtim prej 10 milion dozash, shkruan Mirror.

(Kosova Sot Online)