Kirurgët plastikë tregojnë nëse mbajtja e maskës i deformon veshët

  • E.K /
  • 08 December 2020 - 11:55
Kirurgët plastikë tregojnë nëse mbajtja e maskës i deformon veshët

Pas marrjes së pyetjeve nëse mbajtja e vazhdueshme e maskës do të bëjë që veshët të riformohen me kalimin e kohës, një grup kirurgësh plastikë izraelitë vendosën ta shuajnë këtë dyshim, duke vënë në dukje se ndonëse maska ëmund t’i irritojë veshët dhe të shkaktojë shqetësime, ajo nuk do të shkaktojë një ndryshim të përhershëm të pozicionit të veshëve.

Për të forcuar pohimin, kirurgët shpjegojnë se kanali i veshit ndalon zhvillimin në moshën gjashtëvjeçare dhe për këtë nuk ka asnjë arsye që “struktura e tij të ndryshojë pas presionit të një brezi gome ose kordoni”.

Kirurgët thonë se ata që shqetësohen për zgjatjet e mundshme të veshëve mund të zgjedhin të mbajnë maska tjera që mbërthejnë kokën ose ndonjë shall që mund të jenë më të rehatshme dhe më pak irrituese.

Teksa shumë njerëz janë të shqetësuar për formën e veshëve të tyre, disa thonë se mbajtja e maskave për orë të gjata mund të jetë e rrezikshme për shkak të oksigjenimit të pamjaftueshëm të gjakut që mund ta shkaktojnë.

Në një artikull të botuar nga Technocracy News , Dr. Russell Blaylock shkroi se efektet anësore nga mbajtja e tepërt e një maske në fytyrë “mund të ndryshojnë nga dhimbjet e kokës deri në rritjen e rezistencës së rrugëve të frymëmarrjes, akumulimin e dioksidit të karbonit dhe hipoksi, deri në komplikime serioze që kërcënojnë jetën. 

(Kosova Sot Online)