“Fehmi Lladrovci e quante Rugovën tradhtar”, reagime pasi djali i Presidentit nderon varrin e dëshmorit
Ish-kandidat për kryetar komune në Drenas nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhevat Drenori ka reaguar pasi djali i Ibrahim Rugovës ka vizituar varrin e Fehmi Lladrovcit.
Drinori përmes një postimi në Facebook tha se Fehmi Lladrovci gjatë vitit 1998 nëpër fshatrat e Drenicës nuk hynte nëpër oda ku ishte fotografia e Ibrahim Rugovës e varur në mure. Ai tha se e quante Rugovën tradhtar.
“E neve (disa familjeve të mëdha dhe me trung në fshatin tonë) që bartëm uniformën e UÇK-së por ishim (edhe) me Ibrahim Rugoven thuajse na pate “leqite” pikërisht për shkak të Rugoves”, ka shkruar në Drinori në Facebook.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Djali i #Ibrahim_Rugoves te varri i #Fehmi_Lladrovcit… edhe kete po e jetojme.
Ah sikur t’kishim mujte me n’gjalle (bile veq per pak kohe) Fehmiun dhe me i tregu kush te erdhi te varri per nderime?
Fehmi Lladrovci ne fshatin tone dhe fshatra tjera te Drenices, gjate 98-tes nuk na hynte ne oda ku ishte fotografia e Rugoves e varur ne mure duke thene qe eshte #tradhetar.
E neve (disa familjeve te medha dhe me trung ne fshatin tone) qe bartem uniformen e UÇK-se por ishim (edhe) me Ibrahim Rugoven thuajse na pate “leqite” pikerisht per shkak te Rugoves.
Bjeri ne fije nese mundesh kesaj pune dikush!!!
A eshte shantazhi me procesin gjyqesor me vizat?
Apo eshte gjykata speciale ne pyetje?
Apo… apo naj “dreq” tjeter (se per hajr as naivi me i madh nuk e beson), nuk po e di veq njemend ESHTRAT prej vendi ja ka levize Fehmiut kjo vizite.
(Kosova Sot Online)