Këto janë komunat me 557 raste të reja me koronavirus në Kosovë

  • E.K /
  • 08 December 2020 - 15:26
Këto janë komunat me 557 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë vdekur 17 persona dhe janë shënuar 557 raste të reja.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.541 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 557 raste pozitive”, është thënë për media.

Sipas IKSHPK-së, numri total i rasteve pozitive është 43.881 raste nga 155.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.137 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 217 raste, Mitrovicë 41 raste, Fushë-Kosovë 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjakovë 25 raste, Gjilan 23 raste, Prizren 23 raste, Pejë 22 raste, Ferizaj 19 raste, Drenas 15 raste, Viti 15 raste, Vushtrri 13 raste, Obiliq 11 raste, Kamenicë 10 raste, Suharekë 10 raste, Lipjan 8 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 5 raste, Skenderaj 5 raste, Klinë 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 3 raste, Kaçanik 3 raste, Mamushë 3 raste, Dragash 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë , Hani i Elezit , Ranillug , Shtërpcë .

(Kosova Sot Online)