Gjendet i vdekur një person i moshës 60-vjeçare në Liqenin e Radoniqit

  • A.P /
  • 08 December 2020 - 16:00
Gjendet i vdekur një person i moshës 60-vjeçare në Liqenin e Radoniqit

Një person i moshës rreth 60-vjeçare është gjetur i vdekur sot në Liqenin e Radoniqit.

Rastin  e kanë konfirmuar nga Policia e Gjakovës. Nga Policia kanë thënë se njësitet policore në konsultim me prokurorin po merren me rastin.

“Në orët e pasditës, në liqenin e Radoniqit – Gjakovë është gjetur një trup i pajetë. Viktima mashkull, dyshohet të jetë rreth 60 vjeçar. Ende nuk është identifikuar, njësitet e nevojshme policore në konsultim me prokurorin po merren me rastin”, kanë deklaruar nga Policia.

(Kosova Sot Online)