Kanosën një person, arrestohen dy të dyshuar

  • A.P /
  • 08 December 2020 - 16:12
Kanosën një person, arrestohen dy të dyshuar

Sot rreth orës 11:00 është marrë informata se në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, një person i dyshuar nga një veturë e tipit Audi me targa të Kosovës ka kanosur një person dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka organizuar një operacion të shpejtë për lokalizimin e veturës si dhe identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Kësisoj vetëm pak minuta më vonë policia ka arritur që në hyrje të Prishtinës ta ndaloj veturën e dyshuar si dhe të arrestoj dy të dyshuarit, A.  D, 33 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe  N. B, 41 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Ndërkohë që janë arrestuar të dyshuarit, policia ka bërë një kontrollë të detajishëm edhe të dyshuarve edhe veturës me ç’rast ka gjetur dhe sekuestruar;  Një revole të tipit STEYR, L9-A1, Një karikator, si dhe Tridhjetë e dy copë fishek .

(Kosova Sot Online)