Johnson do të udhëtojë për në Bruksel për marrëveshjen tregtare me BE-në

  • A.P /
  • 08 December 2020 - 23:08
Johnson do të udhëtojë për në Bruksel për marrëveshjen tregtare me BE-në

Boris Johnson do të udhëtojë në Bruksel të mërkurën për bisedime me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen mbi një marrëveshje tregtare pas Brexitit.

Dyshja janë nën presion për të bërë një marrëveshje para se Mbretëria e Bashkuar do të përfundojë marrëveshjet e deritanishme të tregtisë me BE-në, më 31 dhjetor.

Takimi vjen pasi bisedimet intensive midis zyrtarëve të BE dhe Mbretërisë së Bashkuar përfunduan në ngërç.

Mospajtimet kryesore mbeten mbi të drejtat e peshkimit, rregullat e konkurrencës së biznesit dhe mënyrën se si do të miratohet një marrëveshje.


(Kosova Sot Online)