Djali me të meta psikike sulmon prindërit në Prishtinë, babai përfundon në spital

  • E.K /
  • 09 December 2020 - 09:43
Djali me të meta psikike sulmon prindërit në Prishtinë, babai përfundon në spital

Një person me të meta psikike ka sulmuar fizikisht dje prindërit e tij në Prishtinë.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Në njoftim thuhet se babai i të njëjtit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dërguar në mbajtje.

“ Prishtinë, 07.12.2020-17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar me të meta psikike pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindërit e tij. Viktima mashkull  kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)