Nga frika për përhapjen e COVID-19, Kina realizon mbi 250 mijë teste shtesë

  • G.G /
  • 09 December 2020 - 10:39
Nga frika për përhapjen e COVID-19, Kina realizon mbi 250 mijë teste shtesë

Kina ka reaguar me testime masive shtesë për të parandaluar rrezikun e shpërthimeve të infeksioneve të reja me koronavirus.

Kina ka testuar më shumë se një çerek milioni njerëz për koronavirus pasi një numër rastesh të reja u zbuluan në qytetin jugor të Chengdu, raporton The Guardian.

Një çift i moshuar u diagnostikua si rast i konfirmuar të hënën dhe autoritetet kanë gjurmuar kontaktet e tyre të ngushta dhe duke testuar edhe mostrat e ushqimit.

Zyrtarët lokalë të shëndetësisë thanë se virusi u zbulua në ushqimin e ruajtur në frigoriferin e tyre dhe në një dërrasë në banesën e tyre.

Deri të martën, 255,200 banorë në qytet ishin aprovuar për analiza të COVID-19, tha komisioni komunal i shëndetësisë, me gjashtë raste të konfirmuara dhe një pacient asimptomatik.

(Kosova Sot Online)