Vetaksident në Mitrovicë, lëndohen dy persona

  • E.K /
  • 09 December 2020 - 12:09
Vetaksident në Mitrovicë, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku në fshatin Lisicë të Mitrovicës.

Sipas policisë një vozitësi i një veture e humbu kontrollin mbi automjetin dhe i njëjti doli jashtë rrugës.

Lëndime nga ky aksident trafiku morën vozitësi i automjetit dhe pasagjeri.

“Aksident trafiku me të lënduar, i ndodhur rreth orës 10:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq saktësishtë në fshatin Lisiscë, ku si pasojë e humbjes së kontrollit ndaj automjetit që ka përfunduar jasht rrugës, lëndime kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjeri!”, ka konfirmuar, zëdhënësi i PK-së, Avni Zahiti.

Në ndërkohë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është njoftuar se për një ditë në vend kanë ndodhur 18 aksidente trafiku me të lënduar dhe 33 të tjerë pa të lënduar.

Ndërsa gjatë së njëjtës periudhë janë shqiptuar 1 mijë e 49 tiketa trafiku.

(Kosova Sot Online)