Dështon raportimi i shefit të AKI-së për hapjen e kasafortës në Presidencë

  • E.K /
  • 09 December 2020 - 12:34
Dështon raportimi i shefit të AKI-së për hapjen e kasafortës në Presidencë

Drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kreshnik Gashi, ka pasur sot të raportojë në Komisionin për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, lidhur me hapjen e kasafortës në Presidencë.

Mirëpo, mbledhja është ndërprerë për shkak se Kuvendi i Kosovës tani është duke mbajtur seancë të veçantë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit dhe Nderimit të Viktimave të Krimeve të Gjenocidit dhe Parandalimit të Krimit.

Raportimi i shefit të AKI-së në Komision do të rifillojë pas një orë, saktësisht në 12 e 30.

(Kosova Sot Online)