Miratohet kërkesa për taksat vjetore në vitin 2021

  • E.K /
  • 09 December 2020 - 12:45
Miratohet kërkesa për taksat vjetore në vitin 2021

Në komisionin për Buxhet dhe Financa është miratuar kërkesa e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021.

Gjatë arsyetimit të kësaj kërkese, drejtori ekzekutiv i Trustit, Adrian Zalli tha se taksa menaxhuese për vitin e ardhshëm do të jetë 0. 32 për qind, që pritet të ketë ndikim mbi 60 milionë euro ose 250 mijë euro me lirë se për vitin 2020.

Këto taksa kanë qenë të pranueshme për anëtarët e Komisionit të cilën kërkesë e votuan me vota unanime.

Drejtori Zalli tha se 2 miliardë e 70 milionë euro është fondi nën menaxhim deri tash.

Ndërsa, kryesuesi i Bordit të Trustit Ruzhdi Morina duke folur për investimet në aset menaxherët, tha se janë të përgatitur për dhënien e shërbimeve për 650 mijë kontributdhënës në Trust tash pas hyrjes në fuqi të Ligjit për rimëkëmbje Ekonomike që mundëson tërheqjen e 10 për qind të kursimeve.

Në Komisionin për Buxhet dhe Transfere është shqyrtuar raporti vjetor financiar për Radiotelevizionin e Kosovës për vitin 2019, por që nuk pati kuorum për votim sikurse edhe për projketbuxhetin 2021.

Sali Bashota kryetar i Bordit të RTK-së gjatë raportimit tha se është arrit të shpenzohet dhe menaxhohet buxheti me kujdes në bazë të kodeve ekonomike me kontrata të caktuara.

“Është menaxhuar me kujdes pjesa financiare dhe të hyrat për vitin 2019”, tha Bashota.

Deputeti Fatmir Rexhepi tha se raporti është komplementare sa i përket raportit financiar të RTK-së. Derisa Rexhepi foli edhe për kushtet e rënda infrastrukturore në RTK, që sipas të cilit kushtet janë të vështira për punë.

Kundër kësaj deklarate ka reaguar kryetari i Komisionit Hekuran Murati, i cili ka përmendur disa nga shpenzimet dhe kontratat për programe dhe emisione televizive, që sipas tij janë të pa arsyeshme dhe paradoksale.

“Menaxhim skandaloz, nuk di si mund të quhet menaxhim i mirë. Për mendimin tim nuk e meriton të miratohet, sepse dhe nuk i plotëson kriteret”, tha Murati.

Drejtori i përgjithshëm i RTK-së tha se Ngadhnjim Kastrati disa kontrata janë ndërprerë që kanë qenë në vitin 2019 dhe ka përpjekje për menaxhimin e buxhetit në mënyrë më të kujdesshme.

Ndërsa, Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka miratuar raportin vjetor financiar të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2019.

(Kosova Sot Online)