Bllokoi rrugën në Prishtinë, shoferi dënohet me 200 euro gjobë

  • A.P /
  • 09 December 2020 - 15:59
Bllokoi rrugën në Prishtinë, shoferi dënohet me 200 euro gjobë

Komuna e Prishtinës, saktësisht drejtoria e Inspekcionit, po vazhdojnë të shqiptojnë gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë rregullat.

Drejtori i Inspekcionit Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se kanë shqiptuar gjobën prej 200 eurosh për shoferin e një betonjkeres.

Sipas tij, ai e ka ndaluar atë në shiriti rrugor, duke iu pamundësuar qarkullimin e duhur veturave dhe ngasësve të trafikut.

Tahiri ka thënë se nuk mund të bllokohet shirit rrugor, pa leje.

(Kosova Sot Online)