LDK’ ironizon me Vjosa Osmanin: Ta jep përshtypjen se do të bëhej lidere e LDK’së e komandante e UÇK’së

  • A.P /
  • 09 December 2020 - 20:10
LDK’ ironizon me Vjosa Osmanin: Ta jep përshtypjen se do të bëhej lidere e LDK’së e komandante e UÇK’së

Bajram Gecaj, shefi i kabinetit të ministrit të Brendshëm, Agim Veliut i ka reaguar sërish ndaj ushtrueses së detyrës së Presidentit, Vjosa Osmanit.

Gecaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Osmani fiton përshtypjen se mund të ishtë edhe lidere e LDK-së dhe komandante e LDK-së po të ishte me ë vjetër.

“Ndonjëherë fiton përshtypjen se po të ishte ca më e vjetër, ushtruesja do t’i kishte konsumuar të dy funksionet njëkohësisht, lidere e LDK-së dhe komandante e UÇK-së”, ka shkruar Gecaj në Facebook. 

(Kosova Sot Online)