
Lexoni edhe:
Kosova prek fundin e listës në testin ndërkombëtar për matematikë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, foli për çështjen e presidentit dhe figurën e Ramush Haradinajt.
Haxhiu ka përmendur arsyet përse Haradinaj duhet të përzgjedhet si president.
“AAK ka dalë me një personalitet të njohur dhe më habit fakti kur thonë se Haradinaj e ka për një karrierë, për një pozitë. Ai gjithmonë e ka dëshmuar se kur është interesi i vendit ai e ka lënë karrigen dhe pozitën. Mendoj që është koha e duhur dhe është në interes të Kosovës që Haradinaj të përballet me dialogun e pazgjidhur dhe të papërfunduar me Serbinë”, tha Haxhiu.
Kosova prek fundin e listës në testin ndërkombëtar për matematikë
Lexoni edhe:
Ajo tutje tha se Haradinaj e ka dëshmuar dhe ka kërkuar që dialogu të jetë me garancë edhe nga SHBA-ja.
“Pozita e tij si kryeministër e ka bërë të mundshme involvimin e SHBA-së ne dialog”, shtoi tutje ajo.
Megjithatë, kreu i LDK’së, Isa Mustafa, , nuk ka përmendur emrin e Haradinajt si president potencial i vendit. Përkundrazi, ai u bëri thirrje partive opozitare për bërjen e një koncensusi politik për një emër të presidentit.
Nga radhët e PDK’së kanë deklaruar se presidenti duhet t’i takojë kësaj partie, teksa VV nuk ka dhënë ndonjë qëndrim ende.
(Kosova Sot Online)