Dy persona lëndohen në një aksident në Mitrovicë

  • A.P /
  • 09 December 2020 - 21:55
Dy persona lëndohen në një aksident në Mitrovicë

Dy persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok.

Rastin e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Është raportuar për një aksident te ‘Tuneli’, në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok. Janë dy persona të lënduar në aksident. Të përfshirë kanë qenë dy vetura. Si shkak si aksidentit është goditja nga prapa”, tha Zahiti.

(Kosova Sot Online)