Hajnat po bëjnë kërdi në Pejë, për pak minuta u grabitën 4 shtëpi vetëm në një lagje

  • E.K /
  • 10 December 2020 - 08:28
Hajnat po bëjnë kërdi në Pejë, për pak minuta u grabitën 4 shtëpi vetëm në një lagje

Vjedhjet janë bërë dukuri shqetësuese në vendin tonë.

Brenda ditës raportohen dhjetëra të tilla në Policinë e Kosovës, teksa vetëm mbrëmë një lagje në qytetin e Pejës është tmeruar nga hajnat.

Sipas mediave lokale, katër shtëpi në lagjen “Fidanishte” në Pejë kanë qenë cak i grabitësve.

Hajnat thuhet se kanë hyrë në këto shtëpi në një interval prej pak orësh.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë, të cilat po i hetojnë këto raste.

(Kosova Sot Online)