Çifti ia merr nënës nga Obiliqi vajzën dhe tenton ta dërgojë jashtë Kosovës

  • E.K /
  • 10 December 2020 - 09:26
Çifti ia merr nënës nga Obiliqi vajzën dhe tenton ta dërgojë jashtë Kosovës

Një burrë dhe një grua ia kanë marrë pa pëlqimin e saj vajzën 3-vjeçare një gruaje nga Obiliqi.

Rasti ka ndodhur rreth orës 11:30, ndërsa, siç shkruhet në raport, të dyshuarit kanë tentuar të udhëtojnë pasi e morën vajzën trevjeçare jashtë Kosovës, përmes pikës kufitare në Jarinjë. Në kufi ata janë ndaluar nga Policia. Fëmija i është kthyer nënës, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Fsh. Plemetin, Obiliq 04.12.2020-11:30. Raportohet se të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovar-e, pa pëlqimin e viktimës –ia kanë marrë vajzën 3 vjeçare dhe kanë tentuar të udhëtojnë jashtë Kosovës nëpërmes pikës kufitare Jarinjë, ku edhe janë ndaluar. Të dyshuarit dhe viktima janë shoqëruar në stacionin e Obiliqit ku dhe janë intervistuar. Me vendim të prokurorit fëmija i kthehet nënës dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të PK-së.

(Kosova Sot Online)