Kreu marrëdhënie sek*uale me një vajzë nën moshën 16-vjeçare, arrestohet istogasi

  • E.K /
  • 10 December 2020 - 09:49
Kreu marrëdhënie sek*uale me një vajzë nën moshën 16-vjeçare, arrestohet istogasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Istog, meqenëse i njëjti ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë nën moshën 16-vjeçare për një muaj.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se palët janë intervistuar dhe se me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Istog. Pejë 01-31.03.2020-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që i njëjti ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullte”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)