Në këtë vend po i djegin trupat e viktimave myslimane nga COVID-19

  • E.K /
  • 10 dhjetor 2020 - 10:23
Në këtë vend po i djegin trupat e viktimave myslimane nga COVID-19

Sri Lanka me një popullsi prej 21 milionë banorë tha se se do të digjte trupat e 19 viktimave myslimane të koronavirusit, duke tejkaluar kundërshtimet e familjeve kundër politikës së detyruar.

Sipas raportimit të Aljazeera, ishulli ka përjetuar që nga tetori një rritje të rasteve me koronavirus, me numrin e infeksioneve që nga ajo kohë u rrit më shumë se tetëfish në më shumë se 29300 dhe 142 të vdekur.

Trupat e viktimave të virusit u shfaqen familjarëve dhe pastaj digjen, ku sipas ligjit Islam kjo është një praktikë e ndaluar nën mbikëqyrjen e rreptë të autoriteteve shëndetësore.

Sipas njoftimit të policisë, pesë prej 19 të të vdekurve tashmë janë djegur në krematoriume gjatë ditës së sotme.

(Kosova Sot Online)