Tentim vrasje në Prishtinë, një person theret me thikë

  • E.K /
  • 10 December 2020 - 11:17
Tentim vrasje në Prishtinë, një person theret me thikë

Policia në Prishtinë ka arrestuar një të dyshuar pasi ka goditur me thikë një person.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshje, i dyshuari ka goditur me thikë viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia ka njoftuar se rasti po hetohet si “vrasje në tentativë”.

“Vrasje ne tentative-Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë, 09.12.2020-18:28. Eshte arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht duke e godit me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)