Të armatosur e të maskuar, hajnat vjedhin qindra euro në Drenas

  • E.K /
  • 10 December 2020 - 11:20
Të armatosur e të maskuar, hajnat vjedhin qindra euro në Drenas

Dy punonjës të një pompe të derivateve kanë raportuar se persona të maskuar dhe të armatosur kanëë grabitur para të gatshme.

Rasti ka ndodhur në fshatin Poklek i ri në Drenas, mesnatën e së mërkurës.

Viktimat kanë deklaruar se të dyshuarit kanë grabitur paratë nën kërcënimin e armës.

“Dy viktimat meshkuj  kosovarë, punëtorë në pompën e derivateve, kanë njoftua se dy persona të maskuar dhe të armatosur me revole iu kanë grabit 750 euro dhe kanë ik në drejtim të panjohur. Në vend-ngjarje kanë dalë njësit përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)