Policia ndalon BMW-në në Milloshevë, arrestohet 28-vjeçari pasi iu gjet një revole e municion

  • G.G /
  • 10 December 2020 - 12:35
Policia ndalon BMW-në në Milloshevë, arrestohet 28-vjeçari pasi iu gjet një revole e municion

Mbrëmë rreth orës 22:30, në  fshatin Milloshevë të Obiliqit, policia ka ndaluar veturën e tipit BMW me targë të huaj.

Marrë parasysh rrethanat në të cilat ishte ndaluar vetura, policia kishte ushtruar një kontroll të detajuar ndaj personave dhe veturës me ç’ rast nën ulësen e vozitësit  ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: Një revole të tipit ZASTAVA, kalibër 9  mm, tetë (8) copë fishekë, kalibër 9 mm, një karikator, si dhe një shkop druri.

“I dyshuari; H. A, mashkull 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

Personat e tjerë që ishin prezent në veturë janë intervistuar në cilësinë e rekomanduar nga prokurori i shtetit”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)