Rusia teston raketa bërthamore, i hedh nga nëntoka, aeroplani dhe nëndetësja(VIDEO)

  • G.G /
  • 10 December 2020 - 13:02
Rusia teston raketa bërthamore, i hedh nga nëntoka, aeroplani dhe nëndetësja(VIDEO)

Rusia ka lëshuar raketa nga nëndetësja, mekanizmat nëntokësorë dhe aeroplani gjatë një testimi të gjerë nën komandën e presidentit rus, Vladimir Putin, duke i dëshmuar kapacitetet e plota bërthamore të treshes ushtarake.

Pjesë e testimit ishte edhe një raketë balistike ndërkontinentale, e cila u hodh nga nëndetësja bërthamore “Karelia” në Detin Barents, shkruan Daily Mail.

Viteve të fundit, Rusia i ka zgjeruar ushtrimet ushtarake gjatë tensioneve me Perëndimin pasi raportet ranë në pikën  më të ulët pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, sidomos kur Rusia e aneksoi Gadishullin e Krimesë nga Ukraina.

Disa raketa me rreze të gjatë veprimi u hodhën edhe nga aeroplanët luftarakë të tipeve “Tu-160” dhe “Tu-95”. Raportohet se raketat e goditën me sukses cakun në rajonin Komi.

Ushtrimet ushtarake të Rusisë u mbajtën më pak se dy muaj para skadimit të afatit të Traktatit Start për kontrollin e armëve mes Federatës Ruse dhe Shteteve të Bashkuara.

Për herë të fundit, ky pakt ishte nënshkruar në vitin 2010 nga presidentët e atëhershëm, Barack Obama i ShBA-së dhe Dmitry Medvedev i Rusisë.

Sipas marrëveshjes, këto dy fuqi botërore nuk mund të kenë më shumë se 1.550 koka bërthamore të gatshme dhe 700 raketa balistike e aeroplanë të gatshëm për luftë.

https://www.dailymail.co.uk/video/russia/video-2310740/Video-Russia-tests-war-missiles-land-aircraft-submarine.html

(Kosova Sot Online)