Ramush Haradinaj po e 'kopjon' stilin e Edi Rames, në takime me atlete e kostume

  • G.G /
  • 10 December 2020 - 14:36
Ramush Haradinaj po e 'kopjon' stilin e Edi Rames, në takime me atlete e kostume

Lideri i AAK-së, njëherësh kandidat i hapur për President të Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar së fundi një takim me një nga prodhuesit kosovar.

Por ajo çfarë bie në sy është se Haradinaj për dallim nga takimet e kaluara kur mbathte këpucët e njëjta, kësaj here ai ka kaluar në diçka më sportive.

Nëse shikohet mirë Haradinaj në të veshur ngjason pak në kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Kostumet me mbathje sportive, zakonisht janë “specialitet” i Ramës, që kësaj here u bart pak edhe tek Haradinaj.

(Kosova Sot Online)