Përfaqësuesi i Serbisë dhe Lajçak takohen në Bruksel

  • E.K /
  • 10 December 2020 - 14:49
Përfaqësuesi i Serbisë dhe Lajçak takohen në Bruksel

Presidenti i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe Shefi i Delegacionit të Beogradit për dialogun, Petar Petkoviq, u takua në Bruksel me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Para këtij raundi bisedimesh, pala serbe njofton se do të ngrejë çështjen e moszbatimit të marrëveshjes mbi Bashkimin e Komunave Serbe.

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pak para zhvillimit të takimeve me delegacionin e Kosovës dhe atë serb, e ka publikuar një fotografi në Twitter

Ai ka shkruar se është gati për diskutimet e sotme të shefave të delegacioneve, ndërsa tha se në këto takime do të  flitet për çështje pronësore dhe financiare.

“Duke u përgatitur për takimin e sotëm të Dialogut Beograd-Prishtinë me dy kryenegociatorët. Presim të vazhdojmë diskutimet tona mbi pretendimet financiare dhe pronën”, ka shkruar Lajçak

(Kosova Sot Online)