Qeni ushtarak refuzon ta lejojë kujdestarin e pensionuar të largohet nga ushtria

  • E.K /
  • 10 December 2020 - 15:08
Qeni ushtarak refuzon ta lejojë kujdestarin e pensionuar të largohet nga ushtria

Një golden retriever ushtarak nga Kina, refuzon të lejoj kujdestarin e tij që po pensionohet të largohet pasi kaloi dy vite me të.

Ky është momenti emocional kur qeni ushtarak refuzon të lejoj kujdestarin e vet të pensionohet, shkruan “DailyMail”.

Pamjet shfaqin qenin duke vrapuar drejt ushtarit para se të mbështjellë putrat rreth tij duke u përpjekur ta ndaloj, transmeton lajmi.net.

Golden retriever 3 vjeç, i quajtur Da Mao, është bërë i pandashëm nga trajneri i vet Jia Chuan, pasi punuan së bashku për dy vite.

Ata u bënë të pandashëm. Jia u pensionua pasi shërbeu në ushtrinë kineze për tetë vite. Teksa ai përgatitet për të  lënë kampin, ai e përshëndetë qenin.

Pasi e dorëzon qenin tek kolegu i vet, ai e përkëdhelë mikun e vetë një herë të fundit dhe largohet. Qenushi vrapon pas ushtarit duke mos dashur ta lejoj të largohet dhe duke refuzuar ta lëshoj.

Ky moment ka prekur zemrat e shumë njerëzve pasi u publikua në internet.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-9034575/Loyal-pet-Military-dog-refuses-let-retiring-handler-leave-spending-two-years-together.html#v-997702674753733248

(Kosova Sot Online)