Qytetarët e këtyre komunave përfitojnë më së shumti nga paratë e 10% të Trustit

  • G.G /
  • 10 December 2020 - 16:05
Qytetarët e këtyre komunave përfitojnë më së shumti nga paratë e 10% të Trustit

Komuna e cila do të përfitojë më së shumti nga Rimëkëmbja Ekonomike gjegjësisht amendamenti për tërheqjen e 10% të kursimeve në Trustin Pensional është kryeqyteti i Kosovës. Prishtinasit do të mund të tërheqin më së shumti mjete nga trusti, nga gjithsej 629 mijë e 96 kontribuuesve që i ka Fondi i Kursimeve Pensionale.

Në bazë të atyre të dhënave dhe në bazë të numrit të kontribuuesve në secilin qytet të publikuar nga Fondi Pensional i Kosovës në vitin 2019, ka nxjerrë se sa para do të shkojnë në secilën komunë.

Në bazë të numrit të qytetarëve kontribuues nga qyteti i Prishtinës e që kjo shifër arrin 69 mijë 881, qytetarë, kryeqytetasit do të përfitojë plot 22 milionë e 222 mijë euro, nëse merret për bazë mesatarja e secilit kontribuues që është 318 euro.

E sipas këtyre të dhënave qytetarët të cilët përfitojnë më se paku janë nga komuna e Parteshit 125 mijë e 928 euro. Kjo komuna ka vetëm 396 kontribuues në Trust.

Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike u votua të premten në Kuvendin e Kosovës me 72 vota pro, pasi këtij votimi iu bashkuan edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ligji është dekretuar nga U.D. i Presidentit dhe tashmë është publikuar edhe në gazetën zyrtare.

Komuna e dytë me përfitimin me të madh nga kjo pikë e pakos së rimëkëmbjes është ajo e Prizrenit.

Qytetarët e Prizrenit do të përfitojnë më shumë se 9 milionë euro, në bazë të numrit të kontributdhënësve e që është 30,933.

Por si do ti shfrytëzojnë këto mjete për të ndihmuar në rimëkëmbjen ekonomike pritet të shihet tek në vitin tjetër kur do të mund ti marrin mjetet e tyre.

Menjëherë pas Prizrenit, vjen komuna e Ferizajt qytetarët e të cilës nga 10% i Trustit përfitojnë mbi 7 milionë euro. Shteti do t’ua rimbursoj 90 për qind të kontribuuesve që tërheqin paratë e tyre.

Mirëpo jo shumë mbrapa Ferizajt qëndron edhe komuna e Gjilanit, që do të përfitojë 6 milionë e 898 mijë euro nga Pakoja për Rimëkëmbje e qeverisë së Kosovës për tërheqjen e 10 % të mjeteve nga kursimet e tyre jetësore. Këto mjete ata mund ti shfrytëzojnë për qejfe të tyre ngas shteti nuk ua ka kufizuar shpenzimin e tyre. Se sa do të ndihmoj kjo në zhvillimin e vendin ende nuk dihet edhe pse shumë analiza thonë se shpenzime të tilla bëhen kryesisht për konsum të luksit e që këto mjete do të shkojnë në mallra të importuara.

Pejanët nga jo përqindje e mjeteve të trustit, do të përfitojnë 6 milionë e 577 mijë euro.

Si kursimtar që njihen, gjakovarët nuk dalin të jenë të parët në Kosovë, ata janë tek të gjashtit. 6 milionë e 300 mijë përfitim do të kenë qytetarët e Gjakovës. E nga 5 milionë euro të 10% të trustit do të shkojnë edhe në qytetin e Mitrovicës ndërsa 4 milionë në komunën e Vushtrrisë.

Aktualisht në Trust është një shumë prëj 2.1 miliardë euro, ndërsa shifra totale që do të tërhiqet në kuadër të 10% për Rimëkëmbjen Ekonomike është 200 milionë. Prej këtyre 110 milionë do ti rimbursojë shteti në një afat kohor 5 vjeçar ndërsa 90 milionë të tjera nuk do ti kthejë.

Në këtë kategori bëjnë pjesë ata qytetarë të cilët kanë në llogarinë e tyre në Trust mbi 9 mijë e 999 euro

Në vazhdim mund të gjeni listën e plotë se sa para përfitojnë qytetarët e secilës komunë në Kosovë nga tërheqja e mjeteve të 10% të kursimeve në llogaritë e tyre në Trust.

Prishtinë – 22 milionë e 222

Prizren – 9 milionë e 836

Ferizaj – 7 milionë e 317

Gjilan – 6 milionë e 898

Pejë – 6 milionë e 577

Gjakovë – 6 milionë e 300

Podujevë – 5 milionë e 647

Mitrovicë – 5 milionë e 647

Vushtrri – 4 milionë e 951

Lipjan – 3 milionë e 998

Drenas – 3, milionë e 910

Suharekë – 3 milionë e 422

Skenderaj – 3 milionë e 169

Fushë Kosova – 3 milionë e 126

Rahovec – 2 milionë e 756

Istog – 2, milionë e 473

Malishevë – 2 milionë e 461

Viti – 2 milionë e 360

Kamenicë – 2 milionë e 51

Klinë – 1 milionë e 967

Kaçanik – 1 milionë e 881

Obiliq – 1 milionë e 849

Deçan – 1 milionë 706

Shtime – 1 milionë e 570

Dragash – 1 milionë e 392

Graçanicë – 694 mijë e 194

Leposaviç – 683 mijë 700

Shtërpca – 520 mijë e 566

Mitrovica e Veriut – 477 mijë 636

Hani i Elezit – 468 mijë e 414

Zveçan – 414 mijë e 990

Zubin Potok – 351 mijë e 390

Junik – 194 mijë e 934

Mamushë – 190 mijë e 164

Novobërdë – 185 mijë e 394

Ranillugë – 160 mijë e 272

Kllokot – 159 mijë e 318

Partesh – 125 mijë e 928

Të tjerë – 1 milionë e 117 mijë e 134.

(Kosova Sot Online)